Follow us on:

Ambasadori Dedaj vizitoi Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 20 shkur 2019 - Ambasadori I Republikës së Kosovës në Maqedoni ka viziuar Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është pritur nga Dita Starova Qerimi , drejtoreshë e Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim u bisedua për rëndësinë dhe agjendën e bashkëpunimit të galerive të arteve të Kosovës dhe Maqedonisë si dhe të institucioneve kulturore të të dyja vendeve tona fqinje. Ambasadori Dedaj me këtë rast tha se bashkëpunimi i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e artit, kulturës, muzikës dhe sportit, është në agjendën e institucioneve tona.