Follow us on:

Ambasadori Dedaj për vizitë ngushëlluese te kryetari i Gostivarit, Arben Taravari

Gostivar, 21 shkurt 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj qëndroj në Komunën e Gostivarit, për t’i shprehur ngushëllime në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës kryetarit të kësaj komune, Arben Taravari, me rastin e tragjedisë së rëndë të udhëtarëve pas rrokullisjes së autobusit të linjës Gostivar-Shkup ku mbetën të vdekur dhe të lënduar me dhjetra udhëtar. Nga ana e tij kryetari i Gostivarit Taravari u falënderua për këtë vizitë ngushëllimi, me lutje se tragjedi të tilla të rënda të cilat na kanë prekur thellë, të mos ndodhin më!