Follow us on:

Ministri i Punëve te Brendshme, Ekrem Mustafa u prit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup

Shkup, 26 shkurt 2019 - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa i cili qëndroj për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Ministral të Procesit të Brdos, u prit edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, në Shkup, Gjergj Dedaj me bashkëpunëtorë.

Ambasadori Dedaj e njoftoj Ministrin Mustafa me aktivitetin e ambasadës së Kosovës në Shkup,si dhe me zhvillimet politike dhe gjendjen në Maqedoninë e Veriut,ne këtë fazë të rëndësishme të arritjes së Marrëveshjes së Prespës dhe nënshkrimit të Protokollit të Antarësimit në NATO,proces ky i rëndëshishëm për Maqedoninë e Veriut dhe perspektivën euro-atlantike të Ballkanit Perëndimorë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës,z.Mustafa ritheksoj rëndësinë e bashkëpunimit të mirë fqinjësore,në të gjitha sferat me Republikën e Maqedonisë se Veriut dhe të gjitha vendet e rajonit për ti kontribuar stabilitetit,sigurisë,progresit dhe perspectivës europiane të tërë rajonit.