Follow us on:
GJERGJ DEDAJ Ambasador i Republikës së Kosovës në Shkup

• Gjergj (Shpend) Dedaj u lind në Gjakovë me 23 Prill 1954
• Shkollën fillore e kreu në Gjakovë
• Shkollën e mesme ne Gjimnazin” Hajdar Dushi” në Gjakovë
• Studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, Dega Filozofi-Socilogji
• Vijoi studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik drejtimi Administratë Politike
• Nga viti 1984 profesor i Filozofisë, Socilogjisë, Logjikës dhe Socilogjisë së Kulturës në Akademinë Kulturologjike të Prishtinës
• Në vitin 1991 themeloj Partinë Liberale dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm
• Në vitin 1993 zgjedhet kryetar i Partisë Liberale të Kosovës
• Në vitin 1996 PLK pranohet anëtare vëzhguese ne grupin e liberal te demokratve te Europes, në Kongresin e ELDR-it të mbajtur në Vjenë
• Në vitin 1997 PLK pranohet anëtare vezhguese në Internacionalen Liberale me seli ne Londer,në Kongresin e mbajtur në Oxford
• Në vitin 1997 PLK organizon Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën në Parlamentin Evropian në Bruksel
• Në vitin 1997 mbeshtet dhe merr pjese ne Protestën Studentore kundër regjimit serb të mbajtur me 1 Tetor në Velani të Prishtinës
• Në vitin 1998 zgjedhet deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
• Në vitin 1998 kryetari Këshillit Organizativ të demonstrative masovike 60 ditëshe kundër regjimit të Millosheviqit
• Në vitin 1999 pjesëmarrës i bisedimëve të Rambujesë të mbajtura në Paris
• Në vitin 1999 PLK pranohet anëtare fuqiplotë në Grupin e Euroliberalve(ELDR) ne Kongresin e mbajtur në Berlin
• Në vitin 2000 anëtar i KëshillitTranzitor të Kosovës
• Në vitin 2001 kandidat për Çmimin e Lirisë (Price for Freedom) të Internacionales Liberale në Andorra
• Në vitin 2002 PLK organizon Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg
• Në vitin 2004-2007 zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës
• Bashkëkryetar i Grupit Parlamentar për Integrim në Kuvendin e Kosovës
• Anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës
• Në vitin 2006 PLK pranohet anëtare fuqiplotë e Internacionales Liberale me seli në Londër në Kongresin e mbajtur në Marrakesh,Marok
• Në vitin 2006 zgjedhet nënkryetar i Internacionales Liberale me seli në Londër
• Në vitin 2008 emërohet Zëvendës Ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës
• Në vitin 2009 Kandidat për nënkryetar të ELDR-it në Kongresin e mbajtur në Helsinki
• Në vitin 2010 Lider Politik i Partisë Liberale të Kosovës
• Në vtin 2012 rizgjedhet Lider Politik në Kongresin e Gjashtë të PLK-se
• Në Maj të vitit 2013 Këshilli Bashkiak i Lezhës e nderon me titullin ‘Qytetar Nderi të Lezhës’
• Me 1 korrik 2013 emërohet Zëvendës Ministër i Kulturës,Rinisë dhe Sportit
• Është autor, ideator dhe përpilues i dhjetra Rezolutave për lirine dhe pavarësinë e Kosovës të aprovuara në Konferencat dhe Kongreset e Internacionales Liberale ,Aleancës Liberale Demokratike të Europës, IFLRY dhe LYMEC gjatë dy dekadave të fundit
• Në Dhjetor 2015, emërohet Zëvendës Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL
• Më 17 Dhjetor 2016, në Kongresin e VII-tëtë PLK-se, zgjedhet Lider Politik dhe President Nderi I Partisë Liberale të Kosovës
• Në Nëntor 2017 emërohet Zëvendës Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme
• Në vitin 2018,dekorohet me Medaljen Presidenciale në 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
• Në Korrik 2018 shpallet Anëtar Nderi i Komitetit Botëror të Paqes
• Ne tetor 2018, dekretohet nga Presiidenti i Republikes se Kosoves, Sh.T.Z.Hashim Thaqi, Ambasador i Jashtezakonshem Fuqiplote ne Shkup
• Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka 5 fëmijë.