Follow us on:

Çështje të Shtetësisë

Përfaqësitë diplomatike / konsullore mund të pranojnë aplikacione për çështje të shtetësisë.

Aplikuesi me vendbanim jashtë Republikës së Kosovës kërkesën për fitim të shtetësisë/lirim nga shtetësia mund ta parashtrojnë në përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës se Kosovës që kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit të kërkesës.

Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave të përcaktuara me Ligjin për Shtetësi të Kosovës dhe Udhëzimet Administrative për zbatim të këtij ligji.

Aplikimi për fitimin dhe lënien e shtetësisë bëhet në bazë të
Udhëzimit Administrativ për fitimin dhe lënien e shtetësisë.

 

 

Fitim Shtetësie

PROCEDURA E FITIMIT TË SHTETËSISË SË KOSOVËS

Procedurat e fitimit te shtetësisë me lindje ne baze te origjinës kur te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës;
 
Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikatën e lindjes se fëmijës
-    Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.

Procedurat e fitimit të shtetësisë me lindje ne Kosovë ku njëri prind është shtetas i Kosovës;

Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikata e lindjes se fëmijës
-    Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.
-    Pajtimi i fëmijës me të vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
-    Pajtimi me shkrim i prindit me shtetësi tjetër i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e tij/saj/

Procedura e fitimit te shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi ;
 
Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikatën e lindjes se fëmijës
-    Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove.
-    Pajtimi i fëmijës me të vjetër se 14 deri në 18 vjeç.
-    Pajtimi me shkrim i prindit qe nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e tij/saj/

Procedura e fitimit te shtetësisë nëse fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër por te dy prindërit pajtohen me shkrim qe fëmija te fitoj shtetësinë e Kosovës;
 
Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi;

-    Certifikatën e lindjes se fëmijës
-    Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve.
-    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse do njeri prej prindërve nuk e jep pajtimin e tij/saj/.

Fitimi i shtetësisë me lindje ne territorin e Republikës se Kosovës ;
 
Në rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur ne territorin e Republikës se Kosovës prindërit te cilët janë te panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare ne Regjistrin e Shtetësisë.

Procedura e fitimit te shtetësisë kur fëmija është i lindur ne Kosove ndërsa prindërit kane shtetësi tjetër por kanë leje qëndrimit te vlefshëm ne Kosove

Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikata e lindjes se fëmijës
-    Kopjet e dokumenteve të identifikimit dhe dëshmi e vlefshme te qëndrimit ne Republikën e Kosovës për te dy prindërit.
-    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk jep pajtimin.
-    Taksa administrative
-    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim;

Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
-    Dëshmi e lejes se vlefshme te qëndrimit për 5 vite ne Republikën e Kosovës
-    Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
-    Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve te tij
-    Dokument qe dëshmon njohuri elementare ne njërën prej gjuhëve zyrtare
-    Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.

-    Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
-    Dokument i vlefshëm identiteti ne kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit qe duket qarte.
-    Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
-    Taksa administrative
-    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

Procedura e aplikimit për fitim e shtetësisë se Kosovës me natyralizim i/e bashkëshortit ;

Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon se paku 3 vite lidhje te vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
-    Dëshmi për banimin e ligjshëm ne Republikën e Kosovës për se paku 1 vit para se te behet parashtrimi i kërkesës.
-    Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
-    Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.
-    Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
-    Dokument i vlefshëm identifikimi.
-    Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
-    Taksa administrative
-    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim i fëmijës se mitur te personit te natyralizuar ;

Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikata e lindjes se fëmijës
-    Dokumente zyrtare te vlefshme te prindërve, me te cilët dëshmohet identiteti i tyre
-    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
-    Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
-    Taksa administrative
-    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

* Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.

Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë me natyralizim te personit qe ka humbur shtetësinë e Kosovës ;

Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

-    Certifikatën e lindjes
-    Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit
-    Kopje te dokumenteve te identifikimit te te dy prindërve
-    Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
-    Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.
-    Dëshmi qe posedon mjete të mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
-    Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës se Kosovës
-    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
-    Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
-    Taksa administrative
-    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

 

 

Lirim nga Shtetësia

Aplikim për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës:
Për aplikim për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pranë shërbimit konsullor në Hagë, duhet parashtruar këto dokumente:
1.    Kërkesa e plotësuar (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
2.    Kërkesa të plotësohet personalisht
3.    Dëshmia për posedimin e shtetësisë së Holandës, ose garancioni (prova) se kjo shtetësi do të jepet (Bekendmaking van verlening van het Nedelandeshchap)
4.   
Eksktakti i Lindjes
5.    Kopja e dokumentit të identifikimit
6.    Dëshmia për vendbanimin ku jeton në Holandë (Uitreksel uit de basisadministratie persoonsgegevens)
7.    Dëshmia për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës
8.    Dëshmia mbi përmbushjen e të gjitha obligimet financiare ndaj shtetit të Kosovës (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra Komunale e tatimit në pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
9.    Dëshmi nga Qendra Komunale për Punë Sociale, mbi përmbushjen e të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit
10.   Dëshmi se nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga gjykata kompetente e Kosovës, si dhe organi kompetent i  Holandës (Verklaring Omtrent het Gedrag)
11.   Dëshmi se nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga Policia e Kosovës
12.   Dëshminë nën betim që shtetasi nuk është nëpunës civil, punëtor i policisë së Kosovës, pjesëtar i FSK-së ose AKI-së (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
13.   Te gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhet zyrtare te Kosovës
14.   Taksa konsullore prej 50 eurosh (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor)

Aplikimi për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës për të miturit (14 deri në 18 vjet):
1)    Kërkesa e plotësuar (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
2)    Kërkesa të plotësohet personalisht nga prindërit (apo njeri nga ta)
3)    Dëshmia për posedimin e shtetësisë së Holandës, ose garancioni (prova) se kjo shtetësi do të jepet (Bekendmaking van verlening van het Nedelandeshchap)
4)    Eksktakti i Lindjes së të miturit
5)    Certifikatat nga regjistrat e gjendjes civile të prindërve
6)    Dëshmia për vendbanimin ku jeton në Holandë ((Uitreksel uit de basisadministratie persoonsgegevens
7)    Dëshmia për vendbanimin e fundit të prindërve në Republikën e Kosovës
8)    Kopja e dokumentit të identifikimit të të miturit nëse e posedon
9)    Kopja e dokumentit të identifikimit të dy prindërve
10)  Deklarata e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar
11)  Deklarata e pajtimit i të miturit (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
12)  Te gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës
13)  Nëse kërkesa dorëzohet ndaras nga kërkesa e prindit, paguhet edhe taksa konsullore prej 50 eurosh (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor).

Aplikimi për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës për fëmijë (nën 14 vjet):
1.    Kërkesa e plotësuar
2.    Kërkesa të plotësohet personalisht nga prindërit (apo njeri nga ta)
3.    Dëshmia për posedimin e shtetësisë së Holandës
4.    Garancioni (prova) se shtetësia e Holandës do te jepet fëmiut 
5.    Eksktakti i Lindjes së fëmijës
6.    Kopja e dokumentit te identifikimit të dy prindërve
7.    Kopja e dokumentit te identifikimit të fëmijës nëse e posedon
8.    Te gjitha dokumentet duhet të jenë te përkthyera ne njërën nga gjuhet zyrtare të Kosovës
9.    Nëse kërkesa dorëzohet ndaras nga kërkesa e prindit, paguhet edhe taksa konsullore prej 50 eurosh (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor).