Follow us on:

Për ambasadën

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës është themeluar me datë 10 shkurt 2009.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës përfaqëson Republikën e Kosovës në këtë shtet; mbron interesat e Republikës së Kosovës dhe të shtetasve ose personave juridikë, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me legjislacionin në fuqi të shtetit pranues; nxitë dhe fuqizon zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, teknologjike, të informacionit, diplomatike-konsullore dhe në çdo fushë tjetër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, në një frymë miqësore e bashkëpunimi; mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, dhe interesat tjera të Republikës së Kosovës; promovon, mbron dhe fuqizon sigurinë dhe statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe promovon paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.