Follow us on:

Taksat konsullore

TAKSAT PËR SHËRBIME KONSULLORE


I. Taksa për letërnjoftim

1.   Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit (40 €)


II. Taksa për dokumente udhëtimi:

- Fletudhëtimi për kthim (30 €)
- Pasaporta për herë të parë mbi 18 vjeç
- Ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të të dhënave, humbjes, dëmtimit dhe kur fletët në pasaportë janë të plotësuara me vula dhe viza (100 €)
- Pasaporta për fëmijë deri në 18 vjeç (për të gjitha llojet e aplikimeve) (80 € )

III. Taksa për shërbime të gjendjes civile:

- Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës (30 €)
- Regjistrimi i faktit të vdekjes (Pa pagesë)
- Pajisje me Çertifikatë të Lindjes, Çertifikatë të Shtetësisë, Çertifikatë të Martesës, Çertifikatë të Vendbanimit, Çertifikatë të Gjendjes Martesore, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Deklaratë për Bashkësinë Familjare dhe Vërtetim nga Arkivi (20 €)
- Çertifikatë të Vdekjes (Pa pagesë)
- Procesverbali për Pranimin e Atësisë/Amësisë (30 €)

IV. Taksa për fitim/lirim të shtetësisë:

- Aplikimi për fitim të shtetësisë dhe lirim nga shtetësia (50 €)
- Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë - mbi 18 vjeç (250 €)
- Vendimi për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë - nën 18 vjeç (100 €)
- Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim - mbi 18 vjeç (400 €)
- Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim - nën 18 vjeç (200 €)

V. Taksa për viza:

- Të gjitha llojet e vizave (40 €)

VI. Taksa për legalizim dhe vërtetim

- Legalizimi i dokumenteve të huaja publike si dhe dokumenteve publike të Republikës së Kosovës (20 €)

VII. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji:

- Vërtetime dhe konfirmime (20 €)
- Autorizime, përkthime (interne) (10 €)
- Çertifikata me foto (10 €)

Fletëpagesat për shërbime konsullore bëhen në emër të:
Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë