Follow us on:

Certifikohen diplomatët kosovarë të MPJ-së

Hagë, 9  dhjetor 2016 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna, drejtori i  Akademisë në Clingendael, Ron Ton dhe trajnuesi Nils de Mooij në një ceremoni ndanë certifikatat me rastin e përfundimit të trajnimit për diplomaci.

Veprimtaria e pjesës së tretë e trajnimit të disa diplomatëve të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës është organizuar nga Akademia Diplomatike dhe Instituti Clingendael.                                                                                                                                        

Ambasadorja Dobruna, me këtë rast, që ishte e shoqëruar nga ministri-këshilltar, Burim Qorri, për punën e tyre i përgëzoi të gjithë diplomatët nga Ministria e Jashtme dhe iu kërkoi atyre që ta shpërndajnë këtë dije tek kolegët e tyre në Kosovë.