Follow us on:

Konkurs

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë


K O N K U R S

Për vend të lirë pune:


Pozita:    Asistent/e Ekzekutiv/e
Vendi i punës:    Ambasada e Kosovës në Hagë
Kohëzgjatja e kontratës:   Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit:    15 ditë Kalendarike nga 25 shtator 2018

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Shefit të misionit, kryen detyrat dhe përgjegjësit si më poshtë:
Shërben si sekretar ose asistent i Shefit të Misionit, por edhe mund të ofrojë mbështetje administrative për zyrtarët e tjerë të misionit. Ai/ajo mund të ngarkohet me funksionet e zyrtarit të protokollit si ndërlidhje të përditshme me Zyrën e Protokollit të shtetit pranues dhe autoritetet e tjera vendore. Ushtruesi i kësaj pozite duhet jetë në gjendje që të kryej një morri të funksioneve me qëllim të menaxhimit të zyrës:
- Ofrimi i shërbimeve të telefonit dhe recepcionit;
- Mbajtja e kalendarit zyrtar të Shefit të Misionit ose zyrtarit kryesor të Ambasadës/Konsullatës;
- Mbajtja e evidencave për pushim dhe për paraqitje në punë, dosjet e personelit të misionit, të dhënat për
menaxhimin financiar, të dhënat dhe llogaritjet e tjera për pagat shtesë dhe gostitje, si dhe dosjet themelore
(politike, ekonomike, të tjera) të misionit;
- Procesimi i korrespondencës së të hyrave dhe shpenzimeve, hartimi i korrespondencës së thjeshtë dhe
joteknike, si dhe hartimi i shkresave rutinore;
- Përgatitja e ftesave dhe mirëmbajtja e dosjeve protokollare të misionit, listës së mysafirëve, korrespondenca
me Zyrën e Protokollit të shtetit pranues dhe misionet e tjera diplomatike ose konsullore, si dhe të dhënat që
kanë të bëjnë me ngjarjet dhe gostitë zyrtare.
- Kryerja e përpunimit të fjalëve në kompjuter, transkriptimi, fotokopje, përgatitja e dokumenteve dhe
funksioneve përkatëse.
- Aranzhimet e takimeve, ngjarjeve sociale, vizitat e delegacioneve dhe vizitorët e tjerë zyrtarë, si dhe
udhëtimet zyrtare; mbajtja e kontakteve me ofruesit e shërbimeve për të mbështetur vizitat zyrtare dhe
aktivitetet e misionit.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Të ketë diplomën universitare;
- Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues), shtetas/e i/e shtetit pranues apo shtetas/e i/e vendit të tretë;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze apo njohuri të gjuhës zyrtare të shtetit pranues;
- Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
- Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze apo në gjuhën e shtetit pranues;
- Njohuri në aspektin e ofrimit të shërbimeve diplomatike / konsullore;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje për punë efektive në një ambient nën presion;
- Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte.
- CV-në;
- Kopjen e letërnjoftimit;
- Kopjet e kualifikimit-diplomës;
- Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;
- Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
- Çertifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

Dokumentet dorëzohen në Ambasadë/Konsullatë, ose përmes postës në adresën: Ambassade van Kosovo, Koninginnegracht 44 2514 AD Den Haag nga 25 shtator 2018 deri më 10 tetor 2018)
Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.