Follow us on:

Ambasadori Greiçevci mori pjesë në pritjen e Ministrisë së Kulturës të Holandës

Hagë, 30 tetor 2018 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, i shoqëruar nga stafi i Ambasadës, Sekretarja e Parë, Yllka Geci dhe Këshilltari, Besnik Ramadanaj, ka marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore të Holandës në Hagë.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë delegacioni i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës (MKRS), si dhe zyrtarë të Ministrive holandeze të Punëve të Jashtme, Kulturës, Financave, Drejtësisë si dhe Fondit Prince Claus. E pranishme ka qenë edhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Delegacioni i MKRS-së, i përbërë nga Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, Berat Hadri nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, si dhe Feim Maliqaj drejtor i Administratës dhe Financave të MKRS-së, janë duke qëndruar në Holandë në kuadër të programit: “Shkëmbimi dhe dialogu në mbikëqyrjen e trashëgimisë kulturore”. Në kuadër të programit, ata janë duke marrë përvojat holandeze në menaxhimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe duke vizituar institucione të rëndësishme holandeze.