Follow us on:

Ambasadori Greiçevci diskutoi për Kosovën me investitorë potencialë në Samitin GES 2019

Hagë, 5 qershor 2019 - Në kuadër të Samitit Global të Ndërmarrësisë GES 2019 që po mbahet në Hagë, Ambasadori Lirim Greiçevci është ftuar nga organizatorët në një takim me sipërmarrës dhe investitorë të huaj nga e gjitha bota.

Në takimin me dy grupe të ndryshme investitorë të huaj, Ambasadori Greiçevci ka folur për mundësitë dhe potencialin që ofron Republika e Kosovës për investitorë të jashtëm. Ai po ashtu ka folur edhe për bazën ligjore që garanton investitorët e jashtëm.

Interesimi i ndërmarrësve ka qenë rreth kushteve të përgjithshme që ofron vendi ynë për investime të ndryshme.