Follow us on:

Ambasadori Greiçevci zhvilloi takim lamtumirës me zëvendës-shefin e misionit amerikan

Hagë, 6 qershor 2019 - Ambasadori Greiçevci ka zhvilluar një takim lamtumirës me Zëvendës-shefin e Misionit Diplomatik amerikan në Hagë, Shawn Crawley, me rastin e përfundimit të mandatit të këtij të fundit.

Me këtë rast, Ambasadori Greiçevci ka falënderuar atë për kontributin e tij në mbështetjen e Kosovës nga Misioni diplomatik amerikan, si dhe forcimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.