Follow us on:

Mbahet darka vjetore e bamirësisë për fëmijët e Kosovës

Amsterdam, 17 maj 2019 – Organizata holandeze Care for Kosovo Kids ka organizuar një darkë vjetore humanitare, me qëllim të mbledhjes së fondeve për t’i ndihmuar fëmijët e Kosovës të prekur nga kanceri. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë Ambasadori, Lirim Greiçevci, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lindita.

Me këtë rast janë mbledhur 87 mijë euro.
Ambasadori Greiçevci është shprehur i nderuar me pjesëmarrjen dhe njëkohësisht ka falënderuar në veçanti humanisten Anke Gerrits për kontributin që po jep për Kosovën.

Në shenjë falënderimi nga organizatorët, Ambasadori Greiçevci ka pranuar edhe dresën e Majlinda Kelmendit nga Rio 2016, e cila do të qëndrojë e ekspozuar në Ambasadën e Kosovës në Hagë.