Follow us on:

Nënshkruhet Deklarata e Qëllimit për negocimin e marrëveshjes së sigurimeve sociale midis Kosovës dhe Holandës

Hagë, 1 Maj 2019 – Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës në Hagë u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të Deklaratës së Qëllimit për anulimin e Traktaktit për Sigurime Sociale midis Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e vitit 1977, si dhe për negociimin e marrëveshjes se re midis Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës.

Në emër të Republikës së Kosovës, Deklaratën e Qëllimit e nënshkroi Ambasadori i Republikës së Kosovës në Holandë z. Lirim Greiçevci, ndërsa në emër të Mbretërisë së Holandës ajo u nënshkrua nga z. Roel Gans, Drejtor për Çështje Ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve Sociale dhe Punësimit.

Negociatat për lidhjen e marrëveshjes se re për sigurime sociale midis Holandës dhe Kosovës pritet të fillojnë brenda disa muajsh.