Follow us on:

Ambasadori Greiçevci mori pjesë në pritjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar me rastin e ditëlindjes së Mretëreshës Elizabeth II

Hagë, 14 qershor 2019 - Ambasadori, Lirim Greiçevci ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Hagë, me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Në këtë ngjarje, kanë marrë pjesë Ambasadorë të akredituar në Hagë, përfaqësues të institucioneve holandeze, etj.

Me këtë rast, Ambasadori Greiçevci ka uruar Ambasadorin dhe ka falënderuar për ftesën.

Po ashtu, Ambasadori Greiçevci ka falënderuar homologun britanik për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën.