Follow us on:

Ambasadorja Rudi priti në takim njoftues ambasadorin e El Salvadorit në Panama

Panama, 27 nëntor 2017 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, priti sot në një takim njoftues ambasadorin e El Salvadorit në Panama, Alfredo Salvador Pineda Saca.

Ambasadorja Rudi mirëpriti Ambasadorin Pineda në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama dhe theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët të shteteve që ata përfaqësojnë. 


Me El Salvadorin, Kosova mëton të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh dhe shkëmbimesh që do të përafrojnë këto dy vende edhe më tej. 


Në emër te Qeverisë së Kosovës, ambasadorja Rudi e falënderoi ambasadorin Pineda për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe për gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe në rrafshin multilateral.


Ambasadori i El Salvadorit në Panama, Alfredo Salvador Pineda Saca përgëzoi ambasadoren Rudi për faktin që ajo shërben nga gushti i këtij viti si ambasadore jo rezidente edhe në El Salvador. 


Me El Salvadorin, Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike më 10 tetor 2014 dhe ambasadorja Rudi shërben si ambasadore jo rezidente nga data 22 gusht 2017.