Follow us on:

Ambasadorja Rudi takoi Nuncin e ri Apostolik në Panama, Miroslaw Adamczyk

Panama, 27 dhjetor 2017 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, takoi të mërkurën në Panama Nuncin e ri Apostolik Monsenjor Miroslaw Adamczyk me rastin e fillimit të detyrës së re.

Ambasadorja Rudi e njoftoi Nuncin Apostolik për progresin e gjithanshëm të arritur në Kosovë si dhe për përpjekjet mbarë shtetërore për fuqizimin e imazhit dhe subjektivitetit të Kosovës. Biseda u përqendrua edhe në zhvillimet në rajon dhe në raportet e Republikës së Kosovës me Vatikanin ndër vite.

Ambasadorja Rudi njoftoi Nuncin se ambasada e Kosovës në Panama është misioni i parë diplomatik i Kosovës në këtë rajon dhe kërkoi përkrahjen e tij dhe të Nunciaturës Apostolike në aktivitetet e saj.

Ndër tjera, ambasadorja Rudi foli edhe për jetën dhe veprën e Shën Terezës dhe në shenjë falënderimi i dhuroi Nuncit Adamczyk një figurë bronzi të Shën Terezës nga Kosova.

Nunci Apostolik në Panama, Miroslaw Adamczyk, e falënderoi Ambasadoren Rudi për vizitën duke vlerësuar të arriturat në Kosovë.