Follow us on:

Ambasadorja Rudi takoi Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes

Panama, 13 gusht 2019 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, znj. Zana Rudi, është pritur sot në takim nga Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Panamasë, znj. Erika Mouynes.

Ambasadorja Rudi fillimisht e uroi Zëvendësministren e Jashtëm për detyrën e re si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të në të gjitha fushat.

Ambasadorja Rudi dhe Zëvendësministrja Mouynes, biseduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve dhe dy ministrive, si dhe për bashkëpunimin e dy shteteve në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e mëtejshme të Panamasë.

Ambasadorja Rudi e falënderoi Zëvendësministren Mouynes për përkrahjen e vazhdueshme të Panamasë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe theksoi se Panamja për Kosovën është dhe mbetet një shtet mik dhe partner.

Në këtë frymë, Ambasadorja Rudi e njoftoi Zëvendësministren Mouynes për iniciativën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Panama për ta sjellë shtatoren e Shën Terezës në Panama dhe për ta vendosur në një nga shteshet kryesore të qytetit.

Në fund, Ambasadorja Rudi i bëri ftesë Zëvendësministres Mouynes për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt.

Zëvendësdësministrja e Jashtme, znj. Erika Mouynes, foli për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral si dhe atë multilateral.