Follow us on:

Ambasadorja Rudi takoi kryetarin e Bashkisë së Panamasë, José Luis Fábrega

Panama, 4 shtator 2019 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, znj. Zana Rudi, zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Panamasë, z. José Luis Fábrega.

Ambasadorja Rudi fillimisht e uroi kryetarin Fábrega për zgjedhjen e tij në krye të Bashkisë së Panamasë si dhe për gatishmërinë e tij personale por edhe të institucionit në përgjigje të kërkesave të Ambasadës së Kosovës në Panama.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë së Panamasë, z.  José Luis Fábrega shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës, përmes Ambasadës së Kosovës në Panama në projekte që do të mund të thellonin edhe më tej miqësinë mes dy vendeve.

Në përvjetorin e tretë të shenjtërimit të Shën Terezës, Ambasadorja Rudi foli edhe për punën dhe vizitat e shqiptares së madhe Shën Tereza në Panama.

Ambasadorja Rudi informoi zotëri Fabrega se shtatorja e Shën Terezës, si mirënjohje për përkrahjen që Panamaja ka dhënë Kosovës, tashmë gjendet në Panama.

Në ditët në vijim do të bëhet definimi i detajeve tjera deri në inaugurimin e shtatores së Shën Terezës së Kalkutës në një nga sheshet e frekuentuara të Panamasë.

Gjatë këtij takimi, Ambasadorja Rudi u shoqërua nga Sekretarja e Parë, znj. Valmira Thaçi Musa.