Follow us on:

Ambasadorja Telaku zhvilloi takimin njoftues me Ambasadoren e Kanadasë në Panama dhe me të Ngarkuarin me Punë të Gjermanisë në Panama

Panama, 17 korrik 2020 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Panama, znj. Heroina Telaku, zhvilloi një takim virtual njoftues me Ambasadoren e Kanadasë në Panama, znj. Lilly Nicholls. Ambasadorja Telaku e njoftoi Ambasadoren kanadeze në Panama me të arriturat e përgjithshme të Republikës së Kosovës si dhe e falënderoi atë për ndihmën e madhe që Kanadaja ka dhënë dhe vazhdon të jap për Republikën e Kosovës.
Ajo tha se Kanadaja vazhdon të jetë një mik dhe aleat i shkëlqyeshëm i Kosovës dhe se këtë miqësi do ta vazhdojnë edhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis Ambasadave në Panama.
Ambasadorja Telaku po ashtu pati edhe një takim njoftues me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Panama, z. Jens Büntjen me të cilin bisedoi për prioritetet e Republikës së Kosovës, por edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Ajo e falënderoi përzemërsisht shtetin gjerman për mbështetjen e tyre të pakursyer për Kosovën, para, gjatë dhe pas luftës. Ambasadorja Telaku tha se Gjermania është një nga aleatët tanë më të afërt dhe përkrahësi më i madh i rrugës së Kosovës drejt integrimeve në BE.
Të dy bashkëbiseduesit, Ambasadorja Nicholls si dhe diplomati gjerman, i uruan suksese Ambasadores Telaku dhe theksuan gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët të shteteve që ata përfaqësojnë. ������������