Misionet Konsullore janë të autorizuara të lëshojnë Dokumente
Udhëtimi për Kthim (Fletudhëtim) për shtetasit e Republikës së Kosovës në rast
se pasaporta është humbur, ka skaduar ose për raste tjera urgjente ose
humanitare.
Për marrjen e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim
nga ana e Misioneve Konsullore, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente:
- Aplikacionin e plotësuar (shkarko ketu)
- Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i
udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe se është bërë raportimi në kohë te
autoritetet e zbatimit të ligjit;
- Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse është në
dispozicion, dhe një dokument tjetër identifikues ose certifikatë të lindjes;
- Një dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit;
- Dokumentin e udhëtimit, nëse është i dëmtuar;
- Dy fotografi;
- Dëshmi të pagesës për këtë shërbim.
Flëtëudhëtimi për kthim mund të lëshohet brenda 48
orëve vetëm pas verifikimit të shtetësisë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë.
Mënyra e aplikimit nëpër misione diplomatiko/konsullore mund të bëhet
drejtpërdrejtë në mision ose përmes postës.
Shpenzimet e postës barten nga klienti konsullor.
Për rastet e personave të cilët nuk janë
regjistruar asnjëherë në librat amëz të Kosovës (fëmijët e lindur jashtë) nuk
mund të bëhet dhënia e këtyre fletëudhëtimeve pa u bërë paraprakisht
regjistrimi i faktit të lindjes.
Për lëshimin e fletudhëtimeve për kthim për
shtetasit e Kosovës, aplikimi mund të bëhet edhe përmes emalit: embassy.saudiarabia@rks-gov.net