Follow us on:

Lajme nga Konsullata

KËSHILLA SHTETASVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS



Udhëtimet nëpër Arabinë Saudite


Ambasada e Republikës së Kosovës i këshillon shtetasit e Republikës së Kosovës që në hyrje-dalje dhe gjatë qëndrimit të tyre në Mbretërinë e Arabisë Saudite, të respektojnë ligjet dhe zakonet e vendit.

Sigurohuni që të shlyni detyrimet nga gjobat përpara se ta lëshoni Arabinë Saudite. Disa qytete saudite zbatojnë sistemin e automatizuar të trafikut dhe mund të paguani në aeroport gjatë orarit të punës.


Siguria dhe kapërcimi i kufijve me Jemenin dhe Katarin

Ambasada e Republikës së Kosovës ju këshillon të mos udhëtoni në brezin kufitar me Jemenin e as të qëndroni në këtë zonë përveçse me ndonjë arsye madhore. Në të kaluarën e afërt kanë ndodhur sulme të cilat shkaktuan vdekje dhe plagosje. Sulmi më i madh me dronë ndodhi mbi rafinerinë e naftës Aramco, me 14 shtator, ndërsa forcat saudite i kanë interceptuar edhe gjashtë sulme raketore mbi kryeqyetin Rijad nga 2017 deri në 2018.

Këshilloheni që në rast të ndonjë sulmi eventual, të qëndroni në hapësira të mbyllura dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendase.

Aeroportet afër kufirit Arabia Saudite-Jemen mbyllen përkohësisht kohë pas kohe.

Arabia Saudite ka mbyllur kufirin tokësor dhe ajror me Katarin. Nuk mund të kaloni kufirin as në mënyrë individuale.