Follow us on:

Ambasadori i Republikës së Kosovës dhe Ambasadori i Kuvajtit diskutojnë marrëdhëniet bilaterale

Rijad, 3 Shkurt 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Lulzim Mjeku, të hënën vizitoi Ambasadorin e Kuvajtit, Sheikh Ali Alkhaled Al-Jaber Al-Saba.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shqyrtuan marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve si dhe gjetjen e mënyrave për forcimin e raporteve në fushat me interes për qytetarët e të dyja vendeve.