Follow us on:

Në ditën e pavarësisë së saj, Kosova rithekson kontributin Saudit

Rijad, 17 Shkurt 2020 – Kosova po e feston Përvjetorin e Pavarësisë si shtet i ri në një tokë të lashtë dhe i është mirënjohëse Arabisë Saudite për mbështetjen e saj dhënë Kosovës.

Kështu tha z.Lulzim Mjeku, ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në ceremoninë festive me diplomatë sauditë dhe me përfaqësues të bashkësisë kosovare në Rijad, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Repubikës së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë e aprovuar me 17 shkurt 2008 shprehu vullnetin e njerëzve që të jetojnë në liri dhe dinjitet mes shteteve të botës.

Vitin e kaluar ishte dhjetë vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, ndërsa këtë vit shënohet dhjetë vjetori i rastit të Kosovës në Gjykatën NdÄ“rkombëtare të Drejtësisë.

“Duke e ditur se organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara vendosi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme, ne do ta kujtojmë kontributin saudit para gjykatës. Përpara nesh sot qëndron ambasadori tashmë në pension Abdullah Alshaghrood i cili atëkohë përfaqësoi Mbretërinë e Arabisë Saudite në mbështetjen e saj që i bëri Pavarësisë së Kosovës. Kosova është mirënjohëse dhe se këtë mbështetje nuk do ta harrojë kurrë”, tha ambasadori Mjeku.