Follow us on:

Inkurajohen lidhjet biznesore Kosovë - Arabi Saudite

Xhide, 26 Shkurt 2020 - Në portin detar të Xhides, ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, z. Lulzim Mjeku, sot ka realizuar një vizitë kortezie Odës së atyshme Tregtare, sekretarit të Përgjithshëm Imad Hashem.

Në takim është biseduar për fushat e përbashkëta të cilat premtojnë bashkëpunim, kryesisht tregtia dhe sektori i shërbimeve.

Ambasadori Mjeku i nënvizoi tri zhvillime të cilat kanë ndikim në shkëmbimet ekonomike - tregtare ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Ambasada e Republikës së Kosovës po i nxit marrëdhëniet ekzistuese në mes të komuniteteve biznesore dhe shikon përpara në thellimin e këtij segmenti të bashkëpunimit bilateral.