Follow us on:

Kosova dhe Arabia me perspektivë bashkëpunimi kulturor e shkencor

Rijad, 9 mars 2020 – Republika e Kosovës ka trashëgimi të vlefshme kulturore, historike dhe synon ta bëjë të njohur për publikun e gjerë ndërkombëtar. Për të realizuar synimet e këtilla duhet bashkëpunim i ndërsjellë në fushë të diplomacisë publike e kulturore, ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, u tha në takimin mes ambasadorit Lulzim Mjeku dhe Naltësisë së tij Princit Turki Al Fejsal, kryetar i Qendrës për Kërkime dhe të Studimeve Islame Mbreti Fejsal, në Rijad.

Në një bashkëbisedim miqësor dhe të përzemërt, të dy palët diskutuan për perspektivat e bashkëpunimit në fusha të diplomacisë publike dhe kulturore me anë të shfrytëzimit të potencialit ekzistues për realizimin e projekteve hulumtuese, shkencore, botuese me qëllim të njohjes më të mirë të Kosovës si shtet dhe shoqëri.