Follow us on:

Letërnjoftimi

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë në Mbretërinë e Suedisë, Mbretërinë e Norvegjisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Islandës, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm/Suedi.

1. Aplikimi për letërnjoftim

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):

-    Ekstrakti i lindjes
-    Nëse keni poseduar letërnjoftim dhe/apo pasaportë të UNMIK-ut, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit (në anglisht);
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
-    Taksa EUR 50 (paguar në SEK).

Në rast të ripërtëritjes:
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Letërnjoftimi i vjetër dhe
-    Taksa EUR 50  (paguar në SEK)

Në rast të humbjes:
-    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
-    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së dhe
-    Taksa EUR 50  (paguar në SEK)

2. Telefoni për raste urgjente: 0046703935986

Ju lutem ta keni parasysh se në numrin vijues mund të thirrni vetëm për raste urgjente dhe është i hapur 24 orë në ditë dhe gjatë tërë javës. Keqpërdorimi i këtij numri shkakton pasoja juridike.

Birger Jarlsgatan 33
Box 3643
11145 Stockholm     
Tel. 0046  8 614 686 3
Fax: 0046  8 678 3002
consulate.stockholm@rks-gov.net

TË DHËNAT BANKARE TË AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË STOKHOLM
 

  • Pagesat brenda Suedisë: SEB BANK
    Embassy of the Republic of Kosovo
    SWISH  -      1 2 3 6 4 7 5 3 3 9
    SEB Bank,     GIRO 601- 0656

  • Pagesat jashtë Suedisë: SEB BANK
    Embassy of the Republic of Kosovo
    INVOICE ADDRESS:
    SEB ACCOUNTS PAYABLE, SE- 106 40 Stockholm
    IBAN Account Number
    Electronic format  SE4150000000052771023407
    S.W.I.F.T  Address ESSESESS