Follow us on:

Fletudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të skadimit të pasaportës, humbjes apo dëmtimit. Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen!

Dokumentet e nevojshme:
-    Kërkesa e plotësuar dhe e nënshkruar;
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar ose ekstrakti i lindjes i Kosovës dhe një dokument identifikimi (me foto);
-    Raporti i policisë së vendit ku jeton (në rast humbje);
-    2 fotografi të formatit të pasaportës
-    Dëshmia e taksës EUR 40, paguar në SEK.

Për të miturit nën moshën 18 vjeç:
-    Kërkesa e plotësuar dhe e nënshkruar nga të dy prindërit;
-    Kopjet e pasaportave të prindërve;
-    2 fotografi të formatit të pasaportës
-    Nëse i mituri nuk ka pasaportë, atëherë kopja e ekstraktit  së lindjes ose Person Bevis;
-    Prezenca e të dy prindërve, ose autorizimi nga notari (Notarius Publicus) për prindit që mungon, ose vendimi i gjyqit i prindit kujdestar;
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e RKS-së në Stockholm;

Në rast të aplikimit me postë bashkë me dokumentet e mësipërme dërgohen edhe:
-    Një zarf i zbrazët dhe pulla postare në vlerë prej 80 SEK. Rrezidentët jashtë Suedisë duhet të dërgojnë pulla postare internacionale në vlerë SEK 130.
-    Numri i juaj i telefonit dhe/ose e-mail adresa.
-    Dëshmia e taksës EUR 40, paguar në SEK
-    Për të miturit domosdo duhet edhe deklarata e prindërve (Power of Attorney) e vërtetuar nga notari (Notarius Publicus), se janë të pajtimit që i fëmija i tyre të pajiset me Fletudhëtim.

TË DHËNAT BANKARE TË AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË STOKHOLM
 

  • Pagesat brenda Suedisë: SEB BANK
    Embassy of the Republic of Kosovo
    SWISH  -      1 2 3 6 4 7 5 3 3 9
    SEB Bank,     GIRO 601- 0656 
     
  • Pagesat jashtë Suedisë: SEB BANK
    Embassy of the Republic of Kosovo
    INVOICE ADDRESS:
    SEB ACCOUNTS PAYABLE, SE- 106 40 Stockholm
    IBAN Account Number
    Electronic format  SE4150000000052771023407
    S.W.I.F.T  Address ESSESESS