Follow us on:

Çështje të Shtetësisë

Aktualisht përfaqësitë diplomatike nuk mund të pranojnë aplikacione për çështje të shtetësisë. Aplikimi për fitimin dhe lënien e shtetësisë bëhet vetëm në Komunat përkatëse në Kosovë. Procedurat për fitimin dhe lënien e shtetësisë do të zhvillohen në bazë të Udhëzimit Administrativ për fitimin dhe lënien e shtetësisë.

Pas funksionalizimit të misioneve konsullore personat e interesuar për fitimin e shtetësisë së Kosovës ose shtetasit e Kosovës që dëshirojnë të lirohen nga shtetësia e Kosovës mund të bëjnë parashtrimin e kërkesës dhe në përfaqësitë diplomatike/ konsullore të Kosovës. Kjo është një e drejtë e siguruar nga neni 23.3 i Ligjit mbi shtetësinë si dhe nga aktet e tjera nënligjore të nxjerra për zbatimin e këtij ligji.