Follow us on:

Shërbimi Konsullor

Seksioni Konsullor i Republikës së Kosovës në Stokholm ofron shërbime konsullore për shtetasit e Kosovës të cilët jetojnë në: Suedi, Finlandë, Norvegji, Islandë, Letoni, Lituani dhe Estoni, si:aplikim për letërnjoftim, pasaportë, fletudhëtim, lirim nga shtetësia e Kosovës, regjistrim të faktit të lindjes, regjistrim të faktit të martesës, vërtetim për transportimin e kufomës, etj.

Orari i punës me palë:
Çdo ditë pune nga e hëna deri të enjten:
10.00 deri në 12.00 dhe 14.00-16.00

Caktimi i terminit bëhet me telefon, ose me e-mail.
Tel.: +46 (0)8 614 6863;
Fax.: +46 (0)8 678 300 2
E-mail: consulate.stockholm@rks-gov.net
Telefoni për raste urgjente +46 (0) 70 393 59 86

Letërnjoftimi dhe pasaporta

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë në Mbretërinë e Suedisë, Mbretërinë e Norvegjisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Islandës për letërnjoftim dhe pasaportë aplikojnë personalisht në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm/Suedi. Taksa konsullore paguhet në konsullatë(Bank). Kohëzgjatja për një dokument është rreth 10-15 ditë nga dita e aplikimit.

1. Aplikimi për letërnjoftim (Taksa EUR 50)
Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
-    Ekstrakti i lindjes;
Ripërtëritje/humbur/dëmtuar/ndërrim të dhënash:
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Letërnjoftimi i skaduar/dëmtuar, ose, në rast të humbjes, raporti i policisë në shtetin ku jeton (në anglisht);
2.  Aplikimi për pasaportë mbi 18 vjeç (Taksa EUR 150)
Për herë të parë:
-    Letërnjoftimi RKS.
Ripërtëritje/humbur/dëmtuar/ndërrim të dhënash:
-    LTNJ;
-    Pasaporta e skaduar/dëmtuar, ose, në rast të humbjes, raporti i policisë në shtetin ku jeton (në anglisht);
-    Ekstrakti i lindjes;
2.1 Pasaportë nën 18 vjeç (Taksa EUR 100):
-    Pasaporta RKS (nëse e posedon)
-    Ekstrakti i lindjes;
-    Prezenca e të dy prindërve bashkë me dokumentin e identifikimit- të Kosovës, ose autorizimi nga noteri për prindin në mungesë, ose vendimi i gjyqit për kujdestarin e fëmijës nëse prindërit janë të ndarë, ose certifikata e vdekjes nëse njëri prind është i vdekur;

Fletudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të skadimit të pasaportës, humbjes apo dëmtimit. Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen!

Dokumentet e nevojshme:
-    Kërkesa e plotësuar dhe e nënshkruar;
-    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar ose ekstrakti i lindjes i Kosovës dhe një dokument identifikimi (me foto);
-    Raporti i policisë së vendit ku jeton (në rast humbje);
-    2 fotografi të formatit të pasaportës
-    Dëshmia e taksës EUR 40, paguar në SEK.

Për të miturit nën moshën 18 vjeç:

-    Kërkesa e plotësuar dhe e nënshkruar nga të dy prindërit;
-    Kopjet e pasaportave të prindërve;
-    2 fotografi të formatit të pasaportës
-    Nëse i mituri nuk ka pasaportë, atëherë kopja e ekstraktit  së lindjes ose Person Bevis;
-    Prezenca e të dy prindërve, ose autorizimi nga notari (Notarius Publicus) për prindit që mungon, ose vendimi i gjyqit i prindit kujdestar;
-    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e RKS-së në Stockholm;

Në rast të aplikimit me postë bashkë me dokumentet e mësipërme dërgohen edhe:
-    Një zarf i zbrazët dhe pulla postare në vlerë prej 80 SEK. Rrezidentët jashtë Suedisë duhet të dërgojnë pulla postare internacionale në vlerë SEK 130.
-    Numri i juaj i telefonit dhe/ose e-mail adresa.
-    Dëshmia e taksës EUR 40, paguar në SEK
-    Për të miturit domosdo duhet edhe deklarata e prindërve (Power of Attorney) e vërtetuar nga notari (Notarius Publicus), se janë të pajtimit që i fëmija i tyre të pajiset me Fletudhëtim.

Të dhënat bankare (për pagesat brenda Suedisë)
Embassy of the Republic of Kosovo
SEB Bank, GIRO 601 0656  
Për pagesat jashtë Suedisë:
INVOICE ADDRESS : SEB  ACCOUNTS PAYABLE , SE- 106 40 Stockholm
IBAN Account Number   
Electronic format  SE 415 0000 0000 5277 102 3407
S.W.I.F.T  Address  ESSESESS

Adresa e postës:
Embassy of the Republic of Kosovo/Consular Section
Birger Jarlsgatan 33
PO Box 3643
111 45 Stockholm