Follow us on:

Në Malmë mbahet Festivali i XIII-të i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë

Malmë, 19 tetor 2015 - Në Malmë të Suedisë, për të trembëdhjetën herë me radhë u takuan krijuesit letrarë dhe muzikorë nga mërgata shqiptare. Organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi aty u zhvillua Festivali i poezisë dhe i muzikës krijuese shqiptare në diasporë.

Ky është manifestim tradicional i diasporës shqiptare në Suedi ndërsa në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm i pranishëm ishte Enver Buçaj. Në këtë Festival me poezitë e tyre konkurruan 27 krijues letrarë, që kishin ardhur nga 11 shtete të Evropës dhe dy krijues muzikorë. Manifestimi në Malmë përfundoi me një mbrëmje shoqërore, gjatë së cilës argëtoi solisti Shaip Alija me orkestrën e tij i cili u ndihmua me këngë edhe nga disa krijues.