Follow us on:

Ambasadorja Geci Sherifi takoi kryesuesin e grupit parlamentar të miqësisë Kosovë – Suedi

Stokholm, 18 shtator 2019 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Stokholm, Shkendije Geci Sherifi, është takuar me deputetin suedez Magnus Jacobsson, i cili njëherësh është edhe kryesues i grupit parlamentar të miqësisë Kosovë – Suedi.

Në këtë takim u besedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe ndihëmën që Suedia mund të vazhdojë ta jep në përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore të shteteve të Ballkanit Përendimorë.

Deputeti Jacobsson me këtë rast tha se është e rëndësishme që Suedia të bëjë gjithçka që mundet për forcimin e paqes në ballkan dhe lehtësimin e bashkëpunimit tregtar me vendet e këtij rajoni.