Follow us on:

Krasniqi Goodman rrëfen historinë e saj të dhimbshme në Parlamentin e Suedisë

Stokholm, 18 shtator 2019 – Në Parlamentin e Suedisë, Vasfije Krasniqi Goodman ka rrëfyer historinë e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale.

Para një audience të përbërë nga deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe të rajonit, aktivistëve të shoqatave për të drejtat e Grave, UN Women etj., Krasniqi Goodman ishte zëri i mijëra grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë.

Gjatë prezantimit, ajo shoqërohej edhe nga aktivistja e shoqërisë civile Feride Rushiti dhe deputetja Saranda Bogujevci.

Ato folën për krimet, sfidat e stigmatizimit, rëndësinë e mbështetjes institucionale e shoqërore duke përçuar mesazhin se: Paqja e mirëfilltë mund të arrihet vetëm atëherë kur viktimat gjejnë drejtësi!