Follow us on:

Ambasadorja pritet nga Rotary Landborgen Helsingborg – përkrahës të bursave për vajzat kosovare

Stokholm, nëntor 2019 - Me ftesë të Presidentit të Rotary Landborgen Helsingborg, z.Jan Roos, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Stokholm, Shkëndije Geci Sherifi iu është drejtuar me një prezantim për Kosovën rreth 30 anëtareve nga disa klube rotariane të Suedisë si Magnus Stenbock Rotary Club, Caperman Hoganas Kullen Rotary Club dhe Virum Sorgefri Rotary Club të Danimarkës.

Me kërkesë të organizatorëve, për shkak të interesimit të tyre, në prezantimin e saj, ambasadorja Geci Sherifi foli për situatën politike në Kosovë, rrugën e integrimit evropian, sistemin arsimor në Kosovë, progresin dhe sfidat, posacërisht për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të arritur barazinë gjinore.

Me këtë rast ajo falënderoi klubin Rotary Landborgen Helsingborg për përkrahjen e dhënë disa vajzave të Kosovës përmes programit “Girls Scholarship Project”.