Follow us on:

Ambasadorja Geci Sherifi takoi Mbretin Carl Gustav XVI të Mbretërisë së Suedisë

Stockholm, 4 nëntor 2019 – Pallati Mbreteror i Stockholmit organizoi pritje për grupin e gjashtë ambasadorëve, respektivisht të Kosovës, Gjermanisë, Greqisë, Latvisë, Kazakistanit dhe Emirateve të Bashkuara të cilët kanë dorëzuar kredencialet në maj të këtij viti.

Ne kuadër të kësaj pritjeje, secili ambassador pati një audiencë private me mbretin dhe mbretëreshën dhe një tjetër me Princeshën e Kurorës Daniela.

Ambasadorja Geci Sherifi e njoftoi mbretin Carl Gustav XVI me zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe falënderoi shtetin suedez për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës.

Gjatë audiencës me Princeshën e Kurorës Daniela, kryesisht u diskutua për prospektete ekonomike dhe potencialin ekonomik të Kosovës dhe popullisinë e saj të re. Princesha Daniela, tregoi se në vitin 2002 e kishte vizituar Kosovën dhe se ka një interesim të shtuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ambasadorja e ftoi që sërish ta vizitojë Kosovën.