Follow us on:

Uta Ibrahimi, frymëzuese edhe në Stockholm

Stockholm, 24 nëntor 2019 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm organizoi takim për komunitetin me Uta Ibrahimin, femrën e parë shqiptare nga Kosova që ka pushtuar majat më të larta të maleve të botës.

Organizimi i ngjarjes ‘Uta Ibrahimi- Femra e parë shqiptare që pushtoi Everestin’ zgjoi kurreshtjen e të gjithë të pranishmëve.

Tregimi i Utës ishte tepër frymëzues, sidomos për të rinjtë që ishin prezent në këtë ngjarje.