Follow us on:

Takim me ambasadorin e Republikës së Kamerunit në Senegal

Dakar, 28 shtator 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, Ramadan Gashi, në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorë dhe organizata ndërkombëtare në Senegal, i shoqëruar nga sekretari i parë, Sami Halili, takoi ambasadorin e Republikës së Kamerunit në Senegal, Jean KOE NTONGA. Gjatë pritjes tejet miqësore nga ambasadori KOE NTONGA, ambasadori Gashi i paraqiti homologut të tij kamerunas një historik të shkurtër të shtetformimit të Kosovës, rëndësinë e tij gjeopolitike për stabilitetin e Ballkanit dhe kësaj pjese të Evropës.

Gjatë takimit, ambasadori Gashi i kërkoi ambasadorit kamerunas që Republika e Kamerunit të bëjë hapin e duhur për njohjen pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe se për këtë, ambasadori i Republikës së Kosovës do ta vizitojë Kamerunin, për kontakte preliminiare me autoritetet e Kamerunit, me tema bisedimesh :

- Njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Republika e Kamerunit ;

- Rëndësinë e votës së Republikës së Senegalit në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, si dhe

- Pjesëmarrjen e tij në Festën e Bashkimit të Gjermanisë, më 05 tetor në Yaoundé, si i ftuar personal i Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kamerun.

Ambasadori KOE NTONGA i premtoi ambasadorit Gashi se do të angazhohet personalisht në përafrimin marrëdhënieve të të dy shteteve tona dhe se ai do t’i përcjellë autoriteteve të vendit të tij temën e bisedës tonë, të shoqëruar me dokumentacion mbështetës të prezentuar nga ambasadori Gashi.

Ambasadori kamerunez ishte mjaft i gëzuar kur ambasadori Gashi e informoi se e Shenjta Nënë Tereza është shqiptare dhe se ajo ka origjinën nga Kosova.

Tema tjera të takimit ishin edhe tema të interesit të përbashkët të të dy shteteve, sidomos të lëmisë së bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik të të dy vendeve.