Follow us on:

Ambasadori Gashi takoi ambasadorin e SHBA-së në Senegal, Dr Tulinabo Salama Mushungi

Dakar, 6 tetor 2017 - Në Ambasadën amerikane në Dakar (Senegal), ambasadori i Republikës së Kosovës, Ramadan Gashi, u prit nga homologu i tij amerikan, Dr Tulinabo Salama Mushungi.

Ambasadori Gashi, së pari i shprehu ngushëllimet e popullit të Kosovës dhe të tijat për tragjedinë e ndodhur në Las Vegas, ku u vranë  59 persona të pafajshme dhe qindra të tjerë u plagosën.

Në këtë takim ambasadorët Mushungi dhe Gashi biseduan për çështjet si më poshtë:

- Rolin e rëndësishëm të ambasadës së Kosovës në Afrikë, shtrirjen e aktivitetit diplomatik tek vendet njohëse, sidomos te vendet që ende nuk e kanë bërë hapin e njohjes së pavarësisë së shtetit tonë;

- Nevojën e shenjëzimit të shteteve afrikane me rëndësi, siç është Senengali, Afrika e Jugut, Kenia, Etiopia dhe Egjipti, në mënyrë që të përdoret ndikimi në rajonet e tyre si dhe në organizatat ndërkombëtare.

Duhet gjithsesi të shfrytëzohet influenca e Senegalit, si shtet stabil dhe presidentit Macky Sall që ka në Afrikë dhe organizata ndërkombëtare.

Ambasadori Ramadan Gashi i foli nikoqirit për:

- Rolin dhe detyrat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal. Si ambasadë e parë në Afrikë në historinë e shtetit të Kosovës, ku theksoi se ne kemi për synim promovimin e shtetit tonë pranë vendeve që e kanë njohur pavarësinë tonë (me disa prej tyre kemi vendosur edhe marrëdhënie diplomatike);

- Rolin hallkë të pozitës së Kosovës në zingjirin e sigurisë ndërkombëtarë, duke pasur parasysh pozitën gjeostrategjike të saj në mes të Azisë dhe Evropës;

- Angazhimin e Kosovës në ruajtjen e raporteve të mira me fqinjët dhe bisedimet e kosovaro-serbe nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian;

- Policinë e Kosovës, si më profesionale dhe më e trajnuar në rajonin e Ballkanit (me kuadro të trajnuar në dhe nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermanie e vende tjera), dhe

- angazhimin e institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile të Kosovës në aleanca dhe miqësi pro-perëndimore, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si dhe në term, anëtarësimin e Kosovës në familjen e saj, aty ku e ka vendin, në Bashkimin Evropian, dhe

- potencialin dhe eksperiencën që ka Kosova me kuadro të profileve të ndryshme profesionale e ekonomike.


Në vazhdim, ambasadori Gashi i kërkoi ambasadorit  amerikan mbështetjen e tij pranë ambasadorëve të vendeve ngurruese ndaj Kosovës, të cilët janë në post në Dakar, si në njohje ashtu edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan i shprehu ambasadorit Gashi, sigurinë e mbështetjes së tij të pa rezervë, aq më tepër që unë, shtoi ai, e njoh mirë Kosovën duke qenë pjesë e delegacioneve amerikane, tre herë me radhë dhe se herën e fundit isha me ish-Sekretaren e Shtetit Klinton.

Ambasadori Mushungi i dhe edhe një mesazh ambasadorit Gashi, duke i thënë qartë: partitë dhe liderët politikë duhet vënë interesin e Kosovës para interesave të tyre personale! Duke mos harruar, se Amerika ka interes vital në Kosovë dhe se do të mbetet aleate e përhershme e Kosovës.