Follow us on:

Ambasadori Gashi vizitoi Ambasadën e Republikës së Madagaskar në Dakar

Dakar, 18 tetor 2017 - Me rastin e vdekjes së ish presidentit të Madagaskarit, Albert Zafy, Ambasada e Madagaskarit ka hapur dyert për diplomatët e akredituar në Dakar, për ngushëllime në librin e zisë.

Me këtë rast, ambasadori i Republikës sëKosovës në Dakar, Ramadan Gashi, shprehu ngushëllimet e popullit të Kosovës,përmes disa rreshtave në librin e zisë, të vendosur nga Ambasada malgashe.

 

Gjatë vizitës në Ambasadë, ambasadori Gashi, i shoqëruar edhe nga diplomati,Sami Halili, takuan ambasadorin e Madagaskarit në Dakar, i cili i falënderoimiqësisht për vizitën e bërë, njëkohësisht takuan edhe ambasadoren e BurkinaFasos e akredituar në Dakar, e cila e uroi ambasadorin Gashi për hapjen eAmbasadës së Republikës së Kosovës në kontinentin afrikan.

 

Ambasadori Gashi dhe ai malgash, AugustinRichard Paraina, përfituan nga rasti për të biseduar rreth përafrimit tëmarrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Po ashtu, ambasadori Gashi i shprehu ngushëllimet dhe mbështetje moralepër mbi gjashtëdhjetë viktimat e shkaktuara nga epidemia e mortajës, e cilaështë përhapur në këtë vend.