Follow us on:

Ambasadorit Gashi takon të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Bregut të Fildishtë në Dakar

Dakar, 7 nëntor 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, z. Ramadan Gashi, i shoqëruar nga diplomati i Ambasadës, z. Sami Halili, vizitoi Ambasadën e Republikës së Bregut të Fildisht në Dakar, ku u pritë nga i ngarkuari me Punë, z. Gogoa Ble dhe diplomatët z. Laurent Kouame, sekretar i Parë dhe i ngarkuar për sektorin e kulturës, si dhe Sege Pacome Okamon Agoussi, sekretar i Parë dhe përgjegjës për çështje ekonomike.

I ngarkuari me Punë i uroi mirëseardhje ambasadorit Gashi në kontinentin afrikan, veçanërisht e uroi për hapjen e ambasadës në Senegal, si dhe e falënderoi për këtë vizitë. Ai e njoftoi menjëherë se dosja e ambasadorit Gashi për akreditim në Bregun e Fildisht është në përfundim e sipër, dhe se shumë shpejt, Ambasada e Republikës së Kosovës në Dakar, do të marr përgjigjen pozitive ne këtë çështje. Ambasadori Gashi i pranoi me mirësjellje urimet e z. Ble dhe e falënderoi ambasadorin guinean për njohjen e Kosovës nga shteti i tij, dhe per raportet ne mes të dy vende. 


Na vazhdim, ambasadori njoftoi homologun e tij për ecurinë e zhvillimeve rreth anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku fokus pati te Interpol dhe UNESCO, por në veçanti biseda u zhvillua rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Ambasadori Gashi i kerkoi z. Ble mbështetjen e shtetit të tij për një votim në favor të Republikës së Kosovës, gjatë procesit për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Interpol.


Gjatë bisedës, ambasadori Gashi i propozoi të ngarkuarit me Punë të Bregut të Fildishtë në Dakar, z. Gogoa Ble një bashkëpunim në mes të dy shteteve në fushën e arsimit të lartë, këmbimit ndërkulturor përmes Universiteteve verore të zhvilluara në Prishtinë, vizitave ndërparlamentare, gatishmërinë e organizimit të sesioneve të ndryshme nga Akademia Diplomatike e Kosovës për diplomatë të Bregut të Fildishtë,  si dhe të një bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve.

 

I ngarkuari me Punë, z. Gogoa Ble e mirëpriti këtë iniciativë për këtë bashkëpunim konkret në mes dy vendeve tona.


I ngarkuari me punë i premtoi ambasadorit Gashi se për këtë çështje do të njoftoj menjëherë Ministrinë e tij, që ta përcjellë kërkesën në adresën e duhur, gjithashtu edhe për përkrahje rreth anëtarësimit në UNESCO.

 

Në fund ambasadori Gashi e falënderoi të ngarkuarin me Punë z. Ble për pritjen e tij dhe të kolegëve të tij.