Follow us on:

Takim i ambasadorit Gashi me ambasadorin e Guinesë në Dakar

Dakar, 7 nëntor 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, z. Ramadan Gashi, i shoqëruar nga diplomati, z. Sami Halili, vizitoi Ambasadën e Republikës së Guinesë, ku u pritë nga ambasadori, Sh. T. Z, Dr. Mamadou Beau Keita.

Ambasadori Keita i uroi mirëseardhje ambasadorit Gashi në kontinentin afrikan, veçanërisht e uroi për hapjen e ambasadës në Senegal, si dhe e falënderoi për këtë vizitë, ku ai ndjehej i nderuar. Ambasadori Gashi i pranoi me mirësjellje urimet e ambasadorit Keita dhe e falënderoi ambasadorin guineas për njohjen e Kosovës nga shteti i tij, dhe per raportet ne mes të dy vende. 


Në vazhdim, ambasadori njoftoi homologun e tij për ecurinë e zhvillimeve rreth anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku fokus pati te Interpol dhe UNESCO, por në veçanti biseda u zhvillua rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Ambasadori Gashi i kërkoi homologut Keita mbështetjen e shtetit të tij për një votim në favor të Republikës së Kosovës, gjatë procesit për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Interpol.

 

Ambasadori Keita i premtoi ambasadorit Gashi se për këtë çështje do të njoftoj menjëherë Ministrinë e tij që ta përcjellë kërkesën në adresën e duhur, gjithashtu edhe për përkrahje rreth anëtarësimit në UNESCO. Gjithashtu ambasadori Keita njoftoi ambasadorin Gashi rreth procedurës se akreditimit të ambasadorit Gashi, në Guine, ku theksoi se përgjigjja do të vjen shumë shpejt, por procedurat janë të tilla që marrin kohë.

 

Gjatë bisedës, ambasadori Gashi, e shtroi idenë e bashkëpunimit të të dy vendeve në fushën e arsimit të lartë, vizitave ndërparlamentare, si dhe të një bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve.

 

Ambasadori Keita e mirëpriti këtë iniciativë për këtë bashkëpunim konkret në mes dy vendeve tona.

 

Në fund ambasadori Gashi e falënderoi ambasadorin Keita për pritjen e tij.