Follow us on:

Pritja e ambasadorit Gashi nga ministri i Punëve të Jashtme të Senegalit, z. Sidiki Kabe

Dakar, 23 nëntor 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, Sh.T. Z Ramadan Gashi, i shoqëruar nga diplomati, z. Sami Halili, takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Senegalit, Sh.T.Z Sidiki Kaba. Ambasadori Gashi, fillimisht e falënderoi ministrin Kaba për pritjen e tij, dhe i uroi për pozitën e re në qeverinë senegaleze. Ministri Kaba, e uroi dhe e falënderoi ambasadorin Gashi për hapjen e Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës pikërisht në Dakar.

Ministri Kaba e njoftoi ambasadorin Gashi se Republika e Senegalit do të qëndroj gjithmonë mbrapa Republikës së Kosovës, sikurse ka qëndruar deri më tani, që nga përfundimi i luftës, në vitin 1999.  Ambasadori Gashi i kërkoi ministrit Kaba, promovimin e shtetësisë së Kosovës te vendet afrikane, të cilat nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, e që ministri Kaba e siguroi ambasadorin Gashi, se ai do të angazhohet personalisht për këtë çështje, duke vazhduar se ai e njeh mirë historinë e vendit tonë, duke vazhduar, se dje ka marr një lajm të mirë, përkitazi me dënim me burgim të përjetshëm të kriminelit Ratko Mladiq. Por, vazhdoi tutje, ministri Kaba, se ai ka përcjellë nga afër, në Hagë, gjykimin e kriminelit, ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.


Ministri Kaba, vazhdoi se shteti i Senegalit do ta mbështet Republikën e Kosovës në të gjitha fushat, në arenën ndërkombëtare, sikurse janë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.


Në vazhdim të takimit, ambasadori Gashi kërkoi nga ministri Kaba, që në mes dy vendeve tona, të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë në fushën e ekonomisë, kulturës, sportit dhe fushave të tjera, ku Republika e Kosovës dhe Republika e Senegalit zotërojnë kapacitete intelektuale të atyre fushave. Gjithashtu, ambasadori Gashi e ftoi ministrin Kaba për një vizitë në Prishtinë, në nderë të decenies së parë, të shpalljes së  pavarësisë së Republikës së Kosovës.


Në fund, ambasadori Gashi e falënderoi ministrin Kaba për pritjen e tij, dhe për ndihmën diplomatike që shteti senegalez e jep për Republikën e Kosovës.