Follow us on:

Ambasadori Gashi takoi ambasadorin e Madagaskarit në Senegal, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Dakar, 29 nëntor 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Ramadan Gashi, i shoqëruar nga diplomati, z. Sami Halili, takoi ambasadorin e Madagaskarit në Senegal, Sh.T.Z Augustin Richard Paraina. Në këtë takim, ambasadori Gashi e falënderoi homologun e tij Paraina, për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës nga Republika e Madagaskarit. Ambasadori Paraina theksoi se Republika e Madagaskarit do të qëndrojë krah Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt promovimit të shtetësisë, si dhe do ta ndihmoj Republikën e Kosovës lidhur me anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Bashkëpunimi ndërshtetëror, shtoi ambasadori Paraina, do të vërehet edhe në nivel të dy ambasadave tona.

Ambasadori Gashi theksoi se Republika e Madagaskarit, nga tani do ta këtë një përkrahje nga Republika e Kosovës, në aspekt ku mund të jap kontributin e saj.

 

Në vazhdim të takimit, ambasadori Gashi i dhuroi homologut malgash dy suvenire kosovare, njëri ishte harta e Kosovës e punuar nga gurët e mineraleve të Republikës së Kosovës dhe tjetra ishte figura e Hyjneshës në Fron, të cilat i pranoi me kënaqësinë më të madhe ambasadori i Madagaskarit në Senegal, z. Paraina. 

 

Tutje, ambasadori Gashi e njoftoi ambasadorin Paraina rreth të arriturave të shtetit të Kosovës, siç janë anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, UEFA, FIFA, FIBA si dhe organizata të tjera. Ambasadori Gashi kërkoi nga ambasadori malgash që vendi i tij të përkrah rrugëtimin e Kosovës për anëtarësimin e saj në UNESCO dhe në Interpol, e që ambasadori Paraina theskoi se vendi i tij do ta përkrah Republikën e Kosovës në këtë drejtim.

 

Ambasadori Gashi i dorëzoi gjithashtu ambasadorit Paraina edhe një letër falënderuese për hapin e bërë nga shteti i tij për njohjen e Republikës së Kosovës.


Letra falenderuese per ambasadorin e Madagaskarit