Follow us on:

Federata Senegaleze e Futbollit dërgon telegram ngushëllimi për Fadil Vokrrin

Dakar, 11 qershor 2018 - Me rastin e vdekjes së Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri, Federata Senegaleze e Futbollit i ka shkruar Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Senegal, Shkëlqesisë së Tij Zotëri Ramadan Gashi një letër ngushëllimi, në të cilën thuhet si më poshtë:

Me dhimbje të thellë dhe emocion të madh kemi marrë lajmin e vdekjes së Zotëri Fadil Vokrri, Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ndodhur më 10 qershor 2018 në Prishtinë (Kosovë).


Me vdekjen e tij, futbolli kosovar humb njërin prej shërbyeseve të saj më të mëdhenj.


Në këtë rrethanë të dhimbshme, do të dëshironim, në emër të Presidentit të Augustin Senghor aktualisht në Rusi për Kupën Botërore 2018, të ju prezantojmë ngushëllimet e sinqerta të Federatës Senegaleze të Futbollit gjithnjë duke ju lutur t’ua përcillni anëtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, familjes së të ndjerit të shquar si dhe tërë komunitetit sportiv të vendit tuaj.


Në këtë sprovë të vështirë, ju lus të pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e dhimbjes tonë të thellë si dhe shprehjen e ndjenjave të respektit tonë.


Telegrami është dërguar nga Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Federatës Senegaleze të Futbollit, Mussa FALL.