Follow us on:

Ambasadori Gashi u prit nga kryetarja e kryeqedrës së Senegalit

Prishtinë, 28 janar 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, z.Ramadan Gashi, i shoqëruar nga diplomati z.Sami Halili, është takuar me kryetaren e Komunës së Dakarit, znj.Soham El Wardini.

Ambasadori Gashi e falënderoi kryetaren e kryeqendrës senegaleze, znj.Wardini, për mikpritjen në Komunë dhe e njoftoi atë, në pika të shkurtra, për historinë e Republikës së Kosovës dhe zhvillimet e fundit politike.

Bashkëbiseduesit u përqëndrua te zhvillimet aktuale në kryeqendra, në Prishtinë dhe Dakar, te qeverisjea e tyre, te ligjet për qeverisja lokale, si dhe dallimet dhe të përbashkëtat e pushtetit lokal në Kosovë dhe Senegal.

Ambasadori Gashi theksoi se Ambasada e Republikës së Kosovës është e interesuar për fillimin e bashkëpunimit në mes të Dakarit dhe Prishtinës, si dy kryeqytete, dhe premtoi se do të angazhohet për të vënë bashkëpunimin në mes tyre, pasi siç tha ai, secila komunë ka çka i ofron njëra - tjetrës.

Kryetarja Wardini falënderoi ambasadorin Gashi për vizitë në komunë dhe i tregoi se kishte njohuri të mira rreth Republikës së Kosovës. Ajo tha se mirëpret çdo iniciativë për bashkëpunim midis dy kryeqendrave, qoftë përmes vizitave të ndërsjella, qoftë në forma të ndryshme, deri te binjakëzimi i dy kryeqyteteve, respektivisht binjakëzimit të Prishtinës dhe Dakarit.