Follow us on:

Votimi përmes postës


Votimi Jashtë Vendit:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është organ kompetent për organizmin e zgjedhjeve në Kosovë.  


Nëse jeni nga Republika e Kosovës, por jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për zgjedhje. 



Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:

    • Të jeni 18 vjeçar/e apo mbi, deri në ditën e zgjedhjeve
    • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit  të Republikës së Kosovës



Formulari i plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të dërgohet pastaj në KQZ.


Nëse posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë të dërgoni edhe një kopje të një dokumenti valid të identifikimit të shtetit ku jetoni. 


Formularin e plotësuar me një kopje të dokumentit që dëshmon se jeni shtetas i Republikës së Kosovës apo që keni të drejtë  për shtetësi, mund t’i dërgoni:

    • Përmes postës në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P.6 Kutia 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
    • Përmes emalit zyrtar: ovpp@kqz-ks.org ose ogpp@kqz-ks.org
    • Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200



Informacionet më të hollësishme rreth mënyrës së votimit për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Francë do të publikohen sipas udhëzimeve të dhëna nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet respektive.