Follow us on:

Pajisje me dokumente të gjendjes civile

Shtetasit e RKS-së të cilë gjenden në sistemin e ri të gjendjes civile mund të pajisen në Konsullatën e RKS-së në Ljubljanë me: 

 

- Certifikatë të lindjes

- Certifikatë të shtetësisë

- Certifikatë të martesës

- Certifikatë të vdekjes

- Certifikatë të statusit martesor

- Certifikatë të vendbanimit dhe

- Ekstrakt të lindjes

- Deklaratë për bashkësinë familjare

- Vërtetim nga arkivi

Dokumentet që nevoiten për aplikim

- Kërkesa

- Një dokument identifikimi valid i aplikuesit

- Taksa prej 20€

 

Vendosja e fotos në Certifikatë

 

Sipas kërkesës së palës, Misioni Konsullor bën vendosjen e fotos në certifikatën e lindjes së të miturit që shërben për kalimin e kufirit.

Me këtë rast nevoiten:

- Kërkesa

- Dokument identifikimi i të dy prindërve

- Certifikata origjinale e lindjes e të miturit.

- Taksa prej 10€.