Follow us on:

Fletëudhëtimi për kthim

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

 

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:

- Kërkesa;

- 2 fotografi;

- Kopja e një dokumenti të identifikimit;

- Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);

- Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;

- Ose një dokument tjetë që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)

- Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€,

 

Për të miturit nën moshën 18 vjeç:

- Kërkesën

- dy fotografi

- Kopjet e pasaportave të prindërve;

- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;

- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e RKS-së në Ljubljanë;

 

Vëni re: Fletudhëtimi vlen 30 ditë nga data e lëshimit, dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.