Follow us on:

Fitimi i Shtetësisë së Kosovës

Dokumentet që nevojiten për aplikim për fitim shtetësie

  - Certifikata Internacionale e lindjes

  - Certifikatën e martesës nëse është i martuar ose certifikatën e gjendjes martesore;

  - Certifikatën familjare

  - Kopje e dokumentit të identifikimit

  - Certifikata e vendbanimt në shtetin ku banon (e përkthyer në gjuhen shqipe)

  - Ekstraktet e lindjes së prindërve

  - Kopjet e pasaportave të prindërve

  - Dëshminë që nuk është nën hetime penale nga Policia e Republikës së Kosovës

  - Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale nga Gjykata themelore e Republikës së Kosovës

  - Dëshminë që nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale në Gjermani, (Führungszeugnis) jo më të vjetër se 6 muaj

  - Deklaratën e betimit me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës ë Kosovës

  - Referenca të personave që jetojnë në Kosovë dhe që janë në gjendje të dëshmojnë lidhjet e ngushta familjare

  - Dëshmi që posedon prona të paluejtshme në Republikën e Kosovës apo aktivitet ekonomike

 

Për të miturit duhen edhe këto dokumente

  - Certifikata e vendbanimit (Meldebescheinigung);

  - Kopjen e një dokumenti me foto valid të identifikimit;

  - Ekstraktet e lindjes së prindërve si dhe certifikata e martesës e Kosovës

  - Kopjet e pasaportave të prindërve

  - Deklarata e prindërve dhënë te noteri se janë të pajtimit që fëmiu i tyre të fitoj shtetësinë e Kosovës

  - Deklarata e aplikuesit se është i pajtimit të pranoj shtetësinë e Kosovës

  - Referenca e personave që jetojnë në Kosovë që dëshmon lidhjet familjare ose dëshmi të pronës në Kosovë

  - Pagesën e taksës prej 50€

  - Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithshme në Mynih dhe prezent duhen të jenë edhe të dy prindërit

  - Pasi të merrni vendimin për fitim shtetësie paguhet taksa prej 100€ për personat nën moshën 18 vjeçare ose 250€ mbi 18 vjeç.