Follow us on:

Lirim nga Shtetësia

Dokumentet që nevoitet për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.

  - Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër;

  - Dëshminë e vendbanimit në shtetin ku jeton;

  - Dëshminë se nuk jeni nën hetime në shtetin ku jeton

 

Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe

 

Dokumentet e poshtëshënuara nga RKS:

  - Një dokument valid të identifikimit;

  - Ektrakt i lindjes;

  - Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;

  - Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;

  - Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale. që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;

  - Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;

  - Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e Policisë së Kosovës;

  - Taksa 50,-€ për aplikim;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!

Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!

Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.

Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia, duhet të paguhet taksa prej 400,-€!

 

Dokumentet që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshen 18 vjeç!

  - Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër

  - Dëshminë e vendbanimit në shtetin tjetër

(Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)

 

Dokumentet nga RKS:

  - Ekstrakti i lindjes i RKS-së

  - Ekstraktet e lindjes i të dy prindërve

  - Certifikaten e marteses së prindërve

  - Kopjen e letërnjoftimit apo te pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;

  - Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;

  - Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe)

  - Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve

  - Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës

  - Taksa 50,-€ për aplikim

 

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe një kopje!

Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 200,-€!